Maqedoni
Osmani: Procesi evropian jo peng i çështjeve dy palëshe
15.12.2020 16:22
Çështjet bilaterale nuk duhet ta mbajnë peng procesin integrues të vendeve aspirante.....

Çështjet bilaterale nuk duhet ta mbajnë peng procesin integrues të vendeve aspirante, sidomos çështjet të cilat kanë marrëveshje bazike për tu arritur një zgjidhje, tha minsitri i jashtëm Bujar Osmani në takim me homologun e tij çek, Petzhicek. Osmani nga Praga ripërsëriti se RMV nuk ik nga përgjegjësitë që dalin nga marrëveshja me Bullgarinë, ndërkaq kërkoi ndihmën e BE-së që të për përshpejtojë procesin dhe të kthej entuziazmin dhe besimin në rrugën integruese. Osmani gjithashtu informoi se në takimin e ambasadorëve në Bruksel, nuk do të jetë në axhendë teksti i kornzës negociuese, por se do të debatohet vetëm për konkluzat për vazhdimin e procesit integrues të vendeve rajonale. Osmani beson se mundet paralelisht të zhvillohen të dy procest: procesi bilateral me Bullgarinë dhe ai i nivelit integrues me BE-në.
"Procesi evropian nuk duhet të jetë peng i çështjeve bilaterale, as për RVM-në, as për ndonjë shtet tjetër të Ballkanit Perëndimor. Veçanërisht për çështjet bilaterale që janë në kornizë, janë vënë nën marrëveshje, siç është marrëveshje me fqinjësi të mirë me Bullgarine. RMV nuk ik nga përgjegjësia që i ka nga marrëveshja por mendoj se të dy proceset mund të zhvillohen paralelisht. Mënyra më e mirë për të kthyer entuziazmin dhe besimin në process dhe marrëveshjet është pikërisht përkrahja e BE-së.", tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm.
Petzhicek: Ka mundësi për kompromis mes RMV-së dhe Bullgarisë
Nikoqiri dhe homolugu çek Petzhicek beson se ka hapsirë të korrigjohet lëshimi në miratimin e kornizës negociuese. Ekziston mundësi për kompromis mes RMV-së dhe Bullgarisë tha ai, duke ofruar përvojën e tyre integruese.
"Çështja e identiteti dhe identiteti nacional janë të rëndësishme dhe të vështira. Për këtë kemi biseduar edhe me kolegët tanë gjerman se mund të konsultojmë përvojnë tonë edhe me miqt tanë bullgar edhe me ata maqedonas.", tha Tomas Petzhicek, ministër i jashtëm i Çekisë.
Dy ministrat biseduan edhe për çështje të tjera bilaterale bashkëpunimin mes vendit tonë dhe Çekisë si dhe për cështje tjera me interes rajonal.
NERMINE MULAKI
