Maqedoni
ASH-AAA me pr/ligj për shtetësi, Aziri: Të heqim pengesat absurde për shtetësi
15.12.2020 16:34
Deputetët e koalicionit opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë futur në procedurë parlamentare...

Deputetët e koalicionit opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë futur në procedurë parlamentare projekt/ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shtetësi. Propozimi është vënë në rrend dite në seancën e 15 dhe do të shqyrtohet me procedur ëtë shkurtuar. Deputeti Elmi Aziri, tha që se qëllimi është që përmes ndryshimeve të propozuara të eliminohen të gjitha pengesat që kanë lënë pa shtetësi mijëra qytetarë të vendit.
“Është futur në rend dite propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i këtij propozim ligji është që në mënyrë plotësuese të rregullohen disa çështje që gjatë zbatimit të ligjit në fjalë janë paraqitur si çështje reale. Qëllim tjetër është që ky ligj të ketë një përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, respektivisht me ndryshimet e fundit që kanë ndodhur në Kushtetutë sa i përket përdorimit të gjuhëve.”, tha Elmi Aziri, deputet I ASH-së.
Sipas propozuesit miratimi i ligjit do të zgjidh problemin e shumë qytetarëve të cilët për arsye te ndryshme nuk kanë arritur të fitojnë shtetësinë edhepse jetojnë në Maqedoninë e Veriut, që nga pavarësimi I republikës, në vitin 1991. Miratimi I këtij ligji sipas ASH ështëme interes edhe për procesin e regjistrimit të popullsisë të paralajmëruar për në vitin 2021.
Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për shtetësi ishte një nga premtimet parazgjedhore të koalicionit ASH-Alternativa, në zgjedhjet e fundit parlamentare.
SHPËTIM NUREDINI
