Maqedoni

Festo përgjegjshëm, Karaxhoski: Vetëm me njerëz që i njihni

15.12.2020 16:47

Objektet gastronomike do të punojnë me orar të shkurtuar edhe atë deri në orën 18...

Objektet gastronomike do të punojnë me orar të shkurtuar edhe atë deri në orën 18, pas kësaj ore qytetarët rekomandohet të mos dalin nga shtëpia pa nevojë. Këto masa i propozoi Komisioni për sëmundje infective e  Qeveria i pranoi. Masa titullohet” Festo përgjegjshëm” dhe hyn në fuqi nga 18 dhjetori deri më 20 janar, Kryetari i Komisionit për Sëmundjet Infektive Zharko Karaxhovski thotë se kremtimet nuk mund të ndalohen, por festa duhet të jetë e përgjegjëshme, pa grupime të mëdha dhe me njerëz që edhe në të kaluarën kanë respektuar masat. 
 
"Udhëtimi nuk është i kufizuar. Kremtimi i Vitit të Ri, nëse është i përgjegjëshëm, mund të bëhet në çdo pjesë të vendit. E përsëris, nëse festa është e përgjegjshme, duke respektuar masat dhe në shtëpi , me njerëz që i njihni dhe njerëz që me siguri kanë respektuar masat për të mbajtur maskë dhe për të ruajtur distancën edhe në periudhën para festimit. Nuk është mirë të gruposh njerëz. Në fakt, qëllimi i këtyre masave është të shmangim grupimin e një grupi më të madh të njerëzve.", tha Zharko Karaxhovski, kryetar i KSN-së.
 
Duke iu përgjigjur pyetjeve të  gazetarëve, Karaxhovski tha se situata aktuale me virusin është aktualisht e qëndrueshme, por e përhapur në të gjithë vendin. Nuk është e drejtë të prishësh këtë situatë aktualisht të përmirësuar kur është zvogëluar për 11.4 % numri i përgjithshëm i njerëzve pozitivë në 15 ditët e fundit, apelon Karaxhovski.
 
SEDAT SELIMI