Maqedoni

Oda Ekonomike: Kompanitë kanë nevojë për lehtësime tatimore

15.12.2020 17:12

Ulja e çmimeve të të dhënave të imortit dhe eksportit, heqje e barrierave administrative dhe racionalizim i procedurave tregtare...

Ulja e çmimeve të të dhënave të imortit dhe eksportit, heqje e barrierave administrative dhe racionalizim i procedurave tregtare, janë pjesë e hapave të cilat janë të domosdoshme që kompanitë ta tejkalojnë krizën, apelojnë nga Oda Ekonomike gjatë vizitës në vendkalimin kufitar Tabanoc. Oda kërkon lehtësime tatimore si dhe rritja e shkëmbimit tregtar të jashtëm. 
 
“Nevoja për mbështetje të likuiditetit për pjesë të kompanive të cilat me kohë mund të mbesin ose kanë mbetur pa dokumente të reja për punë dhe mbështetja në këtë drejtim mund të jetë e drejtuar përmes granteve ose përmes kredive pa kamatë.”, tha Biljana Peeva-Gjuriq nga Oda Ekonomike.
 
Doganat: Duhet gjetur tregje alternative të eksportit
 
E patjetërsueshme është edhe që të vihet mekanizëm për nxitjen e eksportit neto dhe të vlerës së shtuar, por edhe një sërë aktivitetesh për gjetjen e tregjeve alterative të eksportit.
 
“Sipas të dhënave me të cilat disponon drejtoria e doganave, importi I përgjithshëm në 11 muajtë e parë të vitit 2020 është më i ulët për 7% në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Përderisa ulja  eksportit është për 11%.”, tha Gjoko Tanasovski, drejtor i doganave.
 
Drejtori i doganave theksoi se korridoret e gjelbërta duhet të vazhdojnë të funksionojnë dhe të zgjerohen në vendkalimet kufitare me BE-në. Ai paralajmëroi edhe rikonstruimin e vendkalimeve kufitare Deve Bair, Qafë Thanë dhe Jellçevë. 
 
ERSAN PAJAZITI