Maqedoni

Dështon idea për takim liderësh: Mickoski kërkon takim pa Pendarovskin; Zaev refuzon pr/temat e Mickoskit

15.12.2020 17:40

Dështoi idea për takim liderësh. VMRO DPMNE nuk do që presidenti i republikës të thërrasë një takim të tillë...

Ndërsa, kryeministri Zoran Zaev, edhepse kish patur në plan që të ftojë liderët në takim, ndërroi mendje pasi Mickoski publikoi temat për të cilat ai kërkon të diskutohet. Sipas Zaev, temat që propozon Mickoski jo që nuk janë për diskutim, por paraqesin lajthitje.          
 
“Sot, pas qëllimit tim për të thirrë takim liderësh për të kumtuar për atë që po bisedohej me Bullgarinë, për asryet pse ndodhi kjo që ndodhi, pasi çdo gjë nisi nga forma e gjatë dhe forma e shkurtë e emrit dhe pakënaqësia për zbatimin e Marrëveshjes, e pashë  reagimin e shefit të opozitës të publikuar në fejsbuk ku thotë: -po, do të bisedojmë për qeveri teknike, për paaftësinë e qeverisë dhe sistemit shëndetësor. Me një thirrje të këtillë unë nuk shoh arsye për të thirrë takim liderësh”, u shpreh kryemnisitri Zoran Zaev.
 
Sipas kreut të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski, kreu i shtetit ka humbur besueshmërinë që të thërrasë takim liderësh. 
 
“Kërkoja dhe kërkoj takim me liderët e partive të pushtetit dhe opozitës ku do të diskutohej për kontestin me Bullgarinë, pasi opinioni dhe opozita nuk guxon të jenë të çkyçur nga ky proces. Të diskutojmë për gjendjen shumë të keqe me krizën korona; për nevojën  për qeveri teknike dhe gjendjen e keqe te ekonomisë.” – shkruan kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.           
 
SHPËTIM NUREDINI