Botë

SHBA: Urime Shqipërisë dhe Serbisë për vizitën historike

13.11.2014 15:08

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë uruar sot Qeverinë e Shqipërisë dhe atë të Serbisë për vizitën historike pas 68 vitesh...

Në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se mirëpritet angazhimi i ndërsjellë midis dy liderëve, për të hapur një kapitull të ri të miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve.

"Urime Qeverisë së Shqipërisë dhe Serbisë për vizitën historike. Shtetet e Bashkuara përshëndesin kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç, për vizitën e parë zyrtare të një kryeministri shqiptar në Beograd pas afro 70 vjetësh. Ne mirëpresim angazhimin e ndërsjellë të këtyre dy liderëve, për të hapur një kapitull të ri të miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve të tyre", nënvizohej në deklaratën e SHBA-ve.