Maqedoni
Covid 19: 881 të infektuar, 22 të vdekur, 806 të shëruar
15.12.2020 20:39
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 2902 testime të bëra ka regjistruar 881 raste..

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 2902 testime të bëra ka regjistruar 881 raste të reja të të infektuarve, 22 persona kanë humbur jetën ndërsa 806 janë shëruar.
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 425 raste i pasuar nga Prilepi me 55 raste, Kumanova me 40, Manastiri me 39, Ohri me 33, Tetova me 32 dhe qytetet e tjera me numër më të vogël të të infektuarve.
Betejën me covid 19 e kanë humbën shtatë pacientë nga Shkupi, tre nga Kumanova, nga dy në Strugë dhe Ohër dhe nga një pacient në Prilep, Manastir, Gostivar, Gjevgjeli, Probishti, Vallandovë, Berovë dhe Vinicë.
Numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 74.732, prej tyre janë shëruar 50 852 kanë humbur jetën 2169 dhe numri i rasteve aktive shënon 21.711.
FLUTURA LATIFI
