Maqedoni

Balada “Gjethet e vjeshtës” përfaqëson RM-në “Evrovizion 2015”

13.11.2014 15:37

Daniel Kajmakovski do të përfaqësojë Maqedoninë në Vjenë në “Festivalin Evropian të Këngës 2015”...

Fituesi i “X faktorit” për hapësirat e ish-Jugosllavisë,  i shtoi edhe një trofe karrierës së tij që sapo ka nisur, duke marrë kupën e festivalit të madh të Televizionit të Maqedonisë, “Skopski fest”. 
 
Sivjet votimi u bë me një mënyrë të re, një kombinim i votave të publikut dhe votave të Jurisë Profesionale Ndërkombëtare. Kjo, sipas organizatorëve, u bë për të hequr çdo mundësi manipulimi dhe për të dërguar në Vjenë vërtet këngëtarin dhe këngën më të mirë. 
 
Kajmakovski mori afro 3600 vota nga televotimi dhe 10 pikë nga juria ndërkombëtare, që për herë të parë përfshihen në përzgjedhjen e një kënge eurovizive.
 
Juritë ishin nga Austria, Azerbajxhani, Bullgaria Rumania, Turqia, Holanda dhe Kroacia. Juritë profesionale në fakt vlerësuan si më të mirën këngën e Tamara Todevskës “Anija që mbytet”, por Kajmakovski dhe balada e tij “Gjethet e vjeshtës” rrëmbeu zemrën e publikut, duke fituar me vetëm dy pikë diferencë.
 
AMIR DURAKU