Maqedoni

Seancë e re për rastin “Titanik”

16.12.2020 10:02

Në Gjykatën Penale në Shkup duhet të vazhdoj seanca gjyqësore për rastin “Titanik”...

Në Gjykatën Penale në Shkup duhet të vazhdoj seanca gjyqësore për rastin “Titanik”, një nga lëndët e paraa të hapura  nga ish PSP-, por që akoma është në procedurën e dëshmive. 
 
Përveç ish kryeministrit Nikolla Gruevski i cili gjendet në arrati , të akuzuar janë edhe Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska-Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kirill Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, dhe të tjerë.
 
Ata akuzohen për bashkim kriminal, shkelje të të drejtës zgjedhore, cenim të lirisë për përcaktim të lirë të votuesve, blerje të votave, shkatërrimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve financiare për fushatë zgjedhore.