Maqedoni

Fjalim vjetor i presidentit Pendarovski në Kuvend

16.12.2020 10:11

Presidenti Stevo Pendarovski sot në mesditë do të drejtohet on line para deputetëve...

Presidenti Stevo Pendarovski sot në mesditë do të drejtohet on line para deputetëve në Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
 
Ky do të jetë fjalimi i dytë vjetor i Pendarovskit në Shtëpinë ligjvënëse që kur ai u zgjodh në këtë post në maj të vitit 2019, ndërsa i pari para përbërjes së re parlamentare.
 
Sipas nenit 85 të Kushtetutës, presidenti i Republikës e informon Kuvendin për çështje brenda kompetencave të tij të paktën një herë në vit. Kuvendi mund të kërkojë nga presidenti i Republikës, opinion për çështje nga kompetenca e tij.