Botë

Bashkohet ISIS-i dhe Al-Nusra

13.11.2014 16:07

Një grup monitorues ka thënë se sulmet ajrore kundër luftëtarëve ekstremistë në Siri kanë vrarë së paku 746 anëtarë të grupit Shteti Islamik (IS) qysh në mes të shtatorit...

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se sulmet kanë vrarë edhe 68 anëtarë të Frontit Al-Nusra, i cili ka lidhje me Al-Kaidën dhe së paku 50 civilë.
 
Fushata ajrore kundër militantëve në Siri, e cila udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara, ka nisur më 23 shtator, dy javë pasi presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka bërë publike planet për të “degraduar dhe shkatërruar” militantët e Shtetit Islamik.
 
Këta të fundit kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të territoreve në Irak dhe Siri.
 
Nga ana tjetër, ISIS ka bashkuar trupat me Al-Nusrën, tjetër organizatë terroriste, me qëllim që të luftojnë bashkë koalicionin e Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të tjera perëndimore. 
 
Sipas britanikes “Indipendent”, krerët e Al-Nusras kanë thënë se perëndimi do ta paguajë shtrenjtë për aksionet në Siri.