Maqedoni

Heqja e vetos bullgare, anëtaret e BE-së me përpjekje të fundit

16.12.2020 11:08

Ambasadoret e vendeve anetare te Bashkimi Europian do te bejne edhe nje perpjekje te fundit...

Ambasadoret e vendeve anetare te Bashkimi Europian do te bejne edhe nje perpjekje te fundit per ti rikthyer konkluzionet e zgjerimit me vende kandidateperfshi edhe Maqedonine e Veriut te cilat u hoqen javen e kaluar si rezultat I vendosjes se vetos nga ana e pales Bullgare. 
 
Kryesuesja me unionin, Gjermania, po ben perpjekjen e fundit per fillimin e bisedimeve me mbajtjen e konferences se pare nderqeveritare gjate kryesimit te saj me BE-ne  edhe pse deklaratat e zyrtareve bullgar vazhdojne te jene te pranishme ne opinion. Nje dite me pare ministrja e jashtme e Bullgarise Ekaterina Zaharieva  doli me akuza te reja kunder Shkupit Zyrtar.  Sipas Zaharieva, Bullgaria nuk e mohon gjuhën dhe identitetin e maqedonasve, por ajo beson se procesi ishte përmbysur, d.m.th, siç tha ajo “ata mohojnë të drejtat e bullgarëve” duke deklaruar se “kushdo që e identifikon veten si një qytetar me rrënjë bullgare në vend, edhe më tej diskriminohet”.