Basketboll

Hjustoni fiton edhe në Meksiko Siti

13.11.2014 16:17

Hjustoni vazhdon serinë e paraqitjeve të mira, tani edhe në Meksiko Siti, ku arriti të mposhtë me 113:101 Minesotën, për triumfin e shtatë në takimin e tetë sivjet...

Kundërshtari u mbajt mirë në lojë deri në fillimin e pjesës së dytë, por më pas, Roketsat e disponuar për sulm, e bën dallimin për triumfin e ri sivjet.
 
Duajt Hauard regjistroi 22 pikë e nëntë kërcime, ndërsa më efikasi te ekipi fitues ishte Xhejms Harden, me dabëll dabëll prej 23 poena e dhjetë asiste. 
 
Edhe pse luajtën natën e dytë rrishtaz, basketbollistët e Portllandit, kishin një paraqitje mbreslënëse kundër Denverit, duke arritur të shënojnë plotë 130 pikë, derisa pranuan 113.
 
Gjashtë basketbollist të Blejzersave regjistruan pikë dyshifrore, ndërsa më së shumti u evidentuan Demjan Lilard me 27 pikë, Bruk Lopes me 19 si dhe Kris Kejman me 16 pikë e shtatë kërcime.
 
Nga takimet tjera të luajtura mbrëm, veqojmë fitoren e Indianës ndaj Majamit, si dhe humbjen e re të Lejkersave, kësaj rradhe nga Nju Orleansi.