Ekonomi

Kriza ekonomike nga Covid-19, 31 milionë euro kredi pa kamatë nga BE për biznesin

16.12.2020 14:33

31 milion euro do të mund t’i shfrytëzojnë kompanitë mikro dhe të vogla....

31 milion euro do të mund t’i shfrytëzojnë kompanitë mikro dhe të vogla që ofrohen nga linja e tretë kreditore pa kamatë me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian me 30 milion euro dhe me mbështetje buxhetore nga Ministria e Ekonomisë në vlerë prej 1 milion euro. Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, theksoi se qëllimi i këtyre mjeteve është që të plotësojnë nevojat e komunitetit të biznesit në këtë kohë krize, për të rritur likuiditetin e tyre dhe për të përdorur këtë periudhë për të fituar tregje të reja.
 
“Vetëm se më nga dita e sotme kemi filluar t’i pranojmë aplikimet nga ana e bizneseve, është një masë shumë e rëndësishme në këtë kohë me të vetmin qëllim, që t’iu dalim në ndihmë të gjitha kompanive, në veçanti kompanive mikro, të vogla dhe zejtarëve, që të shfrytëzojnë këto mjete që të rrisin konkurrueshmërinë e tyre, të ruajnë vendet e tyre të punës, por njëkohësisht që t’iu ndihmojmë kompanive që janë të orientuara në eksport.”,- deklaroi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
Kërkesa nga ana e kompanive për të shfrytëzuar këtë kredit është shumë më e madhe nga ato që ishin paraprakisht, theksoi drejtor i Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut, Naumov.
 
“Duhet të pranoj se numri i e-mailave që kanë arritur deri tek ne ka tejkaluar pritshmëritë tona dhe janë 8 herë më tepër sesa për Covid-2. Nga ajo që kemi parë deri më tani nga kërkesat për kreditë ka edhe nga subjekte të cilat nuk janë të përfshira në këtë thirrje, pra nuk janë lloj i kompanive mikro, apo të vogla, apo zejtarë. Kjo edhe më shumë e rëndon sistemin tonë, por ne nuk mund t’iu ndalojmë mundësinë për të aplikuar.”,- tha drejtori i Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut, Kire Naumov.
 
Bekteshi gjithashtu theksoi se pas masave që do të hyjnë në fuqi nga 18 dhjetori për objektet hotelerike do të shqyrtohet një mbështetje shtesë financiare për humbjet si pasojë e këtyre masave në këtë sektor. Nga vendimi i fundit qeveritar që mbyllja të jetë nga ora 18 përfshin të gjithë objektet që shërbejnë ushqim ose pijë përfshirë këtu edhe ato që janë në kuadër të kazioneve.
 
ZEKIRJA MEXHITI