Maqedoni
“Titanik”, seanca vazhdoi me dëgjimin e dëshmitarëve
16.12.2020 15:32
Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdoi seanca gjyqësore për rastin “Titanik”...

Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdoi seanca gjyqësore për rastin “Titanik”. Gjatë seancës së sotme dëshmuan të punësuar në sportelet e bankës NLB dhe në zyrat postare të postës së Maqedonisë. Para prokurorisë theksuan se bazuar në Ligjin për dhurimin e donacioneve nga ana e personave fizik në person juridik, respektivisht në parti politike kanë realizuar disa pagesa në kuadër që lejon ligji dhe procedurave bankare edhe atë 60 mijë denarë deri në 1 mijë euro. Dëshmitari K. J. i punësuar në ekspoziturën Banka NLB në Aerodrom nga 2014 deri 2016, theksoi se nuk e mban mend vitin e saktë, por se në disa raste ka pranuar pagesa nga disa persona si donacion.
“E di se para mbarimit të orarit të punës, disa njerëz erdhën për të kryer pagesë me të njëjtin dedikim - donacion prej 25 ose 50 mijë denarë. Nuk mbaj mend saktësisht. Mendoj se donacioni ishte një donacion për VMRO-në.” - tha J. K. - një nga dëshmitarët.
Në pyetjen e avokates së palës mbrojtëse nëse ato pagesa ishin përpunuar dhe nuk kishte asgjë të kontestueshme, dëshmitari u përgjigj se pagesat e tilla kanë qenë plotësisht të ligjshme dhe në përputhje me operacionet bankare. Dëshmitari N. N., i cili gjithashtu gjatë asaj periudhe ka punuar në zyrën postare në Ohër, u shpreh se nuk e dinte saktësisht nëse pagesat ishin donacione apo tarifa anëtarësie për partinë politike, por konfirmoi që më shumë pagesa nga një person ishin pranuar si normale dhe i quajti ata si pagesa "të lidhura" ose "transaksione serike". Kjo lëndë gjyqësore, edhe pse është ndër të parat që e ngritur nga ish PSP-ja, akoma është në procedurën e dëshmive.
Seanca gjyqësore për këtë lëndë do të vazhdojë më 21 dhjetor. Përveç ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, i cili gjendet në arrati, në rastin “Titanik” të akuzuar janë edhe Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska-Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kirill Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, dhe të tjerë. Akuzohen për bashkim kriminal, shkelje të të drejtës zgjedhore, cenim të lirisë për përcaktim të lirë të votuesve, blerje të votave, shkatërrimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve financiare për fushatë zgjedhore.
ZEKIJRA MEXHITI
