Maqedoni
Pendarovski: Pandemia duhet të bashkonte kombin
16.12.2020 15:43
Me një minutë heshtje, në shenjë respekti për më shumë se 2,000 viktima të Covid-19...

Me një minutë heshtje, në shenjë respekti për më shumë se 2,000 viktima të Covid-19 dhe mirënjohje për mjekët, presidenti, Stevo Pendarovski, e filloi fjalimin e tij vjetor para deputetëve. Pandemia me Covid-19, anëtarësimi në NATO dhe bllokada në rrugën për në BE, negociatat me Bullgarinë, regjistrimi, reformat gjyqësore dhe arsimore janë temat që presidenti i trajtoi në fjalimin e tij. Shefi i shtetit vlerësoi se vendi në përgjithësi me racionalitet e menaxhon krizën me KOVID–19 dhe mos të lejojmë që sharlatanët të mbizotërojnë në shkencë.
“Pandemia duhej të ishte moment kthjellues për të gjithë në vend dhe të çonte në bashkimin e kombit përballë një kundërshtari të panjohur, pavarësisht nga ndryshimet krejtësisht legjitime politike, etnike dhe njerëzore midis nesh. Në një pjesë e ka arritur këtë, por fatkeqësisht në pjesën tjetër ka intensifikuar kundërshtimet ekzistuese, ka zgjeruar hendekun e ndarjes në shoqëri dhe ka ekspozuar dobësitë institucionale, të cilat së bashku me krizën shëndetësore dhe politike, minuan ekonominë. i cili në fund të vitit zyrtarisht hyri në një recesion.",- tha presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.
Kundër takimit të liderëve për identitetin, shqiptarët mbështetën identitetin maqedonas
Duke folur për kërkesën për takim liderësh ose një seancë të posaçme parlamentare për të përcaktuar vijat tona të kuqe në bisedimet me Sofjen, presidentin, Stevo Pendarovski, tha se është qesharake që në vitin 2020 udhëheqësit e partive politike të mblidhen për të nënshkruar solemnisht se ne jemi maqedonas që flasim maqedonisht.
"Për mua është joserioze që të gjithë kryetarët e partive politike të mblidhen dhe të nënshkruajnë solemnisht se ne jemi maqedonas që flasim maqedonisht. Vijat tona të kuqe janë përcaktuar prej kohësh nga ata që e bënë këtë vend në 1944 me aktet shtet-ndërtuese të sesionit të parë të ASNOM. Unë flas nga përvoja ime personale, në të gjithë udhëheqjen politike, si në qeveri ashtu edhe në opozitë, nuk njoh njeri që do të tregtojë gjërat më të shenjta për çdo maqedonas. Kjo është arsyeja pse unë propozoj ta heq këtë çështje nga agjenda ditore politike dhe të mos humbas më energji mbi të.”,- u shpreh presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.
Presidenti Pendarovski komentoi edhe qasjen e shqiptarëve në çështjet që tangojnë identitetin maqedonas duke u shprehur se Maqedonia e Veriut është e përbashkët dhe nuk ka ndarje.
“E them me përgjegjësi, sepse jam dëshmitar në këto procese më shumë se 20 vite qysh në vitet e 90-ta kur bisedonim me Greqinë, se faktori politik shqiptar edhe kur ka qenë në pushtet edhe në opozitë, gjatë gjithë këtyre viteve ka pasur sjellje skajshmërisht korrekte dhe mirëkuptuese në përpjekjet tona për ruajtjen dhe promovimin identitetin maqedonas.”,- tha Pendarovski.
Presidenti Pendarovski vlerësoi se vendi, edhe përkundër vetos bullgare, do të vazhdojë rrugëtimin evropian.
SANIJE DURAKU
