Sportet E Tjera

Romela Begaj kampion botërore në peshëngritje

13.11.2014 16:20

Kampione e Botës, Romela Begaj i sjelli Shqipërisë një tjetër medalje të artë pas atyre të Daniel Godellit të fituara dje...

Në Botërorin që po zhvillohet në Almaty të Kazakistanit, 28 vjeçarja nga Tirana, arriti të triumfoj në kategorinë 63 kilogram. Ajo, ngriti plot 113 kilogram në stilin e shtytjes për të fituar medaljen e artë në këtë stil, duke shënuar suksesin më të madh në historinë femërore të peshëngritjes shqiptare, me titullin e parë kuqezi në këtë kategori.

Kampione e botës por dhe kampione e zemrave, Begaj dhuroi një garë emocionesh të jashtëzakonshme, duke tentuar deri në fund edhe zonën e medaljeve në dygarësh, pasi me kurajon e saj, e çoi shtangën në kufijtë e të pamundurës duke ngritur plot 132 kilogram në shtytje, ne tentativen e saj te trete, me te cilën mbeti ne histori per emocionet e forta qe i dhuroi.

Duke qene se shtytja nuk eshte terreni i saj i preferuar Begaj u rendit e 9 –ta në këtë stil dhe e 7-ta  në dygarësh me 245 kilogram, duke kurorëzuar gjithsesi arritjen më të madhe në peshëngritjen shqiptare të femrave me një paraqitje të mrekullueshme, por edhe arritjen më të madhe të peshëngritjes shqiptare, katër medalje nga kampionati botëror, tre prej të cilave të arta.