Kuvend, gjendja e krizës vazhdohet deri më 30 qershor

16.12.2020 17:22

Kuvendi republikan ka miratuar vendimin për shpallje të gjendjes së krizës....

Kuvendi republikan ka miratuar vendimin për shpallje të gjendjes së krizës në vend deri më 30 qershor të vitit 2021. Në votim nuk morën pjesë deputetët e opozitës, ndërsa vendimi u miratua me 61 vota “për”.

Me këtë vendim mundësohet vazhdimi edhe për gjashtë muaj i gjendjes së krizës për shkak të gjendjes me virusin Korona që është në fuqi prej 20 nëntorit, me vendim të Qeverisë, ndërkaq me kërkesë të Këshillit për siguri.

Periudha për ekzistim të gjendjes së krizës në territorin e shtetit, për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik në kushte të ekzistimit të pandemisë me Kovid-19 dhe për shkak të parandalimit nga përhapja e tij në përmasa të rritura me çka rrezikohet siguria e shëndetit të popullatës është më së shumti deri 30 ditë.

Paraprakisht Qeveria në mbledhjen e 1 qershorit e pranoi propozimin e Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim me kriza dhe e konfirmoi nevojën që të vazhdohet gjendja e krizës deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Pas hyrjes në fuqi të gjendjes rrjedhëse të krizës ishte mundësuar që një pjesë e pjesëtarëve të Armatës të përfshihen në sigurimin fizik të qendrave Kovid, sipas Propozimit të përpunuar nga Shtabi kryesor për menaxhim me kriza.

Ministritë e Shëndetësisë, Punëve të Brendshme, Mbrojtjes, Armata, Qendra për menaxhim me kriza dhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, me të gjitha institucionet e prekura shtetërore, ndërkaq, u angazhuan që të gjitha kapacitetet e disponueshme dhe resurset të cilat mund të vihen në funksion të përballjes me gjendjen e krizës.