Shqipëri, 12 të vdekur e 637 të infektuar

16.12.2020 19:34

Në Shqipëri dhe Kosovë virusi Korona...

Në Shqipëri dhe Kosovë virusi Korona ka vazhduar të marrë jetë njerëzish.

Në Shqipëri kanë humbur jetën 12 persona, ndërsa në Kosovë ka pasur 5 raste të vdekjes.

Autoritetet shëndetësore në Shqipëri njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 12 Kovid pacientë, ndërsa nga 2657 testime, kanë rezultuar pozitivë 637 qytetarë. Po ashtu njoftohet edhe për 505 qytetarë të shëruar.

Aktualisht në 4 spitalet COVID po trajtohen 403 pacientë.

Kosovë, 5 të vdekur e 296 të infektuar

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1158 persona, prej të cilëve rezultojnë 296 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes, ndërsa 319 janë shëruar.

Numri total i rasteve pozitive është 47.499, prej të cilëve 1225 kanë vdekur, ndërsa numri i rasteve aktive është 11.318 persona.