Maqedoni
Parashikimi i motit
17.12.2020 09:03
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare...

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Paradite nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësirave të vogla të cilat gjatë ditës do të ulen.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri 6 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 7 deri 15 gradë celcius.
Në Shkup dhe rrethinë, paradite me paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të ulet në 1 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 9 gradë Celsiusë.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe stabil. Nëpër lugina do të vazhdojë të ketë mjegull.
