Maqedoni

Covid-19, 40 pacientë të rinj në 24 orë në spitalet e Shkupit

17.12.2020 13:37

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 40 pacientë për shkak të komplikimeve me virusin korona. 
 
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 40 pacientë për shkak të komplikimeve me virusin korona. 
 
Kjo shifër e rrit në 495 numrin e personave që po trajtohen në spitalet e kryeqendrës, një pjesë e madhe janë nën mbështetje të oksigjenit. Në Spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 110 pacientë me Covid-19, kurse në Klinikën për Sëmundje Infektive 146 pacientë. Brenda 24 orëve në klinikat interne janë pranuar 19 persona. Dy pacientë janë pranuar në Klinikën e Nefrologjisë, dy në qendrën kovidpranë Klinikës së Neurologjisë, gjashtë në Institutin për TBC, tre në Klinikën e Dermatologjisë, dy në Klinikën për Sëmundje të Syve.
 
Në ORL janë pranuar tre pacientë, kurse në Klinikën për Gastro-entero-hepatologji është pranuar një pacient. Në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 8 pacientë, 13 janë pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup.Brenda 24 orëve janë regjistruar 32 pacientë të cilët kanë fituar betejën me virusin korona. Në spitalin e Kozles ka 38 pacientë.Ministria e Shëndetësisë njofton se deri sot në ora 8:00 janë regjistruar rreth 20 shtretër të lirë.