Maqedoni
Dhënia me qera e vilave për festat e fundvitit, Spasovski: E ndaluar me ligj, parashihen dënime
17.12.2020 14:01
Me ardhjen e festave të fundvitit dhe mbylljene hoteleve dhe restoranteve është shtuar interesimi për huazimin e shtëpive të pushimit.....

Me ardhjen e festave të fundvitit dhe mbylljene hoteleve dhe restoranteve është shtuar interesimi për huazimin e shtëpive të pushimit. Por dhënia me qira e shtëpive për pushim dhe vilave për grupe njerëzish lështë e ndaluar me ligj dhe për këtë parashihet dënime me ligj, theksoi ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski dhe për këtë parashihet dënime përkatëse.
“Nuk ka asnjë ndalesë për dhënien me qira për familje dhe një familje mundet të qëndroj në ndonjë shtëpi pushimi kudo në territorin e vendin tone, por gjithsesi se krim është dhënia me qira e këtyre shtëpive për grupe njerëzish. Nuk është ideja të sjellim vendim se restorantet, hotelet nuk mund të punojnë pas orës 18, kurse nga ana tjetër të hapim objekte të reja, ti kemi në rrethinën e Shkupit, në Sopishtë, Mavrovë, Ohër. Përse atëherëtë vlej ndalesa për restorantet dhe hotelet kur dikush mund të mblidhen nëpër shtëpi pushimi.”, tha Oliver Spasovski, ministër i punëve të brendshme.
Ai theksoi se MPB ka hartuar një plan aksionar në lidhje me këtë dukuri. Kontrollet e rrepta do të fillojnë nga java tjetër e do të zgjasin deri në natën e vitit të ri.
“MPB do të veprojë në bazë të të gjitha normave të lejuara dhe të drejtave në bazë të ligjit. Aty ku kemi dijeni se do të ketë grupim të njerëzve në vilat e dhëna me qira do të bëhet inspektim dhe do të ngritet kallëzimet e duhura.”, tha Spasovski.
Spasovski u bëri apel qiradhënësve që të kenë kujdes, pasi që paratë që do ti marrin nuk do të vlejnë më shumë se sa shëndeti i qytetarëve.
ERSAN PAJAZITI
