Maqedoni
Protestojnë prodhuesit e duhanit në Prilep, kërkojnë garanci me shkrim për kërkesat e tyre
17.12.2020 14:17
Prodhuesit e duhanit nga Pellagonia kanë protestuar duke bllokuar rrugën për gjashtë orë në Pletvar dhe nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre....

Prodhuesit e duhanit nga Pellagonia kanë protestuar duke bllokuar rrugën për gjashtë orë në Pletvar dhe nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre. Ata kërkojnë të marrin garanci me shkrim për marrëveshjen e dakorduar të premten e kaluar me blerësit e cila ngërthen blerjen reale të duhanit, një linjë fleksibile, dhe rendimentet të jenë deri në pesë përqind, Ata thonë se këto kushte do ta zgjidhin problemin e tyre kurse nësër paralajmrojnë se do të kenë takim me Ministrin e bujqësisë Arjanit Hoxha në Prilep dhe me kompanitë blerëse.
"Revolta do të shfaqet sot, mesazhet do të dërgohen, ato mesazhe që dihen tashmë dhe kjo nuk do të ndalet. Do të shkojmë deri në fund për sa kohë që ka pakënaqësi. Nëser kemi takim me Minsitrin Hoxha dhe nëse arrihet marrveshje do të ndalojmë me prostestat por nëse nuk arrihet marveshje me garanci, garanci me shkrim protestat do të vazhdojnë. Sot kemi protesta në Veles, Konqe, kemi probleme në Strumicë dhe Radovish ku njërëzit refuzojnë të protestojnë.", Igor Mirçeski nga bordi inicativ i „Grupi i Duhanit të Maqedonisë“.
"Të jëmi në parlament, të na ndogjojnë të gjithë deputetët, kryeministri, qeveria.", Xhemal Naziifoski nga bordi inicativ i „Grupi i Duhanit të Maqedonisë“.
Ndërkoh grumbullimi ende vazhdon por për prodhuesit çmimet ende janë joreale.
"Mesatarja ishte 170 denarë. Ne do të jemi të kënaqur nëse duhani kushton 190 deri në 200 denarë. Pra, ne jemi vetëm për bisedë, marrëveshje. Ne nuk po kërkojmë që duhani i klasit të dytë të vlerësohet si i klasit të parë por jo edhe ai i klasit të dytë të vlerësohet si i klasit të katërt.", Rijad Ramiçeviq, prodhuesi i duhanit nga Lazhani.
Takimi i nesërm në Prilep i Ministrit të bujqësisë Arjanit Hoxha me kompanitë blerëse është konfirmuar nga sindikata e shoqatave bujqësore kurse prodhuesit e duhanit do të protestojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.
SEDAT SELIMI
