Botë
Shtip, spitali modular gati pas një muaji, Filipçe: Nga 30 mijë den. për 7600 punonjës shëndetësor
17.12.2020 14:35
Spitali modular në Shtip do të ketë gjithsej 46 shtretër, dhe i njejti pritet të lëshohet në përdorim brenda një muaji....

Spitali modular në Shtip do të ketë gjithsej 46 shtretër, dhe i njejti pritet të lëshohet në përdorim brenda një muaji. Në të parashihet transferimi i gjithë qendrës për Kovid nga klinika infektive e Shtipit, pas çka do të fillojë rikonstruimi i plotë i kësaj të fundit. Spitali i ri, do të ketë edhe pajisje laboratorike për diagnostikim, aparaturë për ultra zë dhe rendgen, repart të veçantë për personelin si dhe instalim të drejtpërdrejtë të oksigjenit, deklaroi mes tjerash ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Ai potencoi se si shpërblim për sakrificën dhe punën e palodhshme të 7600 punojnësve mjekësor të cilët që nga fillimi i pandemisë kanë punuar me pacientë me Covid, para festave të fundvitit, do të paguhen me nga 30 mijë denarë, si ndihmë e njëhershme.
“Me ndërtimin e sipitalit modular në Shtip mundësohet rinovimi i klinikës infektive në tërësi, përmes projektit të BE-së, për bashkëpunim tejkufitar. Me këto mjete po ndërtohen dhe pajisen spitalet modulare së bashku me qendrat e testimit për Covid-19. Në kuadër të këtyre mjeteve do të përfshihen edhe shpërblimet me nga 30 mijë denarë për 7 mijë e 600 punonjësit shëndetësorë që punojnë me pacientët me Covid, që nga fillimi i pandemisë.”, tha ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.
Ministri Filipce tha se mjetet e nevojshme për kompletimin e spitalit janë siguruar nga huaja e marrë nga Banka Botërore.
“Huaja kap vlerën prej 100 milionë dollarëve, prejt të cilave 34 milion janë mjete të ndara drejpërdrejtë për nevojat e shëndetësisë. Banka Botërore që nga filllimi i krizës na doli në ndihmë të drejtpërdrejtë financiare në realizimin e projektit i cili në kohën e qeverisë teknike hasi në bllokim të palogjikshëm nga ana e VMRO-së. Për fat të mirë arritëm ta vazhdojmë projektin i cili garanton kushte më të mira dhe qasje më të lehtë për kurimin e pacientëve të prekur me covid-19.”, tha Filipçe.
Projekti parasheh që ngjashëm të veprohet me pajisjen edhe të spitaleve tjera modulare që do ngriten në gjithë territorin e vendit, me kovid qendra të vecanta të cilat do të lehtësojnë punën klinikave që trajtojnë pacientë nga sëmundje të tjera, deklaroi Filipçe.
NERMINE MULAKI
