Maqedoni

Buxheti 2021, Ismaili: Qeveria s’ka prioritet shëndetin

17.12.2020 14:47

Kuvendi vazhdoi debatin rreth projektbuxhetit për vitin 2021....

Kuvendi vazhdoi debatin rreth projektbuxhetit për vitin 2021. Opozita me vërrejtje për planifikimin e buxhetit në periudhë pandemie. Gjykojnë se edhe me buxhetin e vitit 2021, ashtu si gjatë këtij viti nuk janë planifikuar mjete të mjaftueshme për sistemin shëndetësor. Opozita shqiptare, ndërkaq akuzon partinë shqiptare në pushtet për mosplotësim të premtimeve parazgjedhore dhe shkurtim të fondeve për Universitetin e Tetovës dhe Nëna Terezë.      
 
“Në kushte të pandemisë Qeveria tregon se nuk e ka prioritet shëndetin e qytetarëve. Buxheti i kësaj ministrie ka një rritje minore në krahasim me 2020-ën prej vetëm 9 milionë euro. Ku janë premtimet e BDI-së për ndërtimin e banesave sociale në komunat ku jetojnë shqiptarë? Asnjë banesë nuk jeni duke ndërtuar. Në asrimin sipëror universiteteve në gjuhën shqipe u zvogëloehn në mënyrë drastike buxhetet që u jeoen nga shteti përkundër universiteteve tjera.”, tha Husni Ismaili, deputet i Alternativës.
 
Misajlloski: Nuk u ndërtua asnjë spital modular
 
“Borxhi publik 6.57 miliardë euro, 60.7%, por prandaj nuk ka fonde për mjekët e rinj, nuk ka mjete për shkolla të reja, s’ka mjete për ambulance të reja, etj.. Përderisa kishte gjendje të jashtëzakonshme nuk u ndërtua asnjë spital modular, dhe mjetet u shpenzuan për qëllime të çuditshme.”, tha Vllado Misajlloski, deputet i VMRO DPMNE-së.
 
Vançeva: Buxhet për përballje me pandeminë 
 
Por deputetët e pushtetit hodhën poshtë pretendimet e opozitës. Sipas tyre buxheti, ndër të tjera, parasheh edhe projektsione të sakta për përballje me epideminë. 
 
“Buxheti siguron qëndrueshmëri, shpenzime racionale me optimalizim të shpenzimeve në administratën publike. U pëlqen ose jo është çështje tjetër. Digjitalizim të shërbimeve publike por edhe projekcione precize për përballje me pandeminë. Ndërkaq, shpenzimet kapitale dhe investimet kapitale janë të planifikuara në 23 miliardë denarë, përkatësisht 20% më shumë.”, tha Snezhana Kalevska Vançeva, deputete e LSDM-së.
 
Me projekt buxhetin e republikës për vitin 2021, të hyrat planifikohen në 212 miliardë e 630 milionë denarë, shpenizmet projektohen në 247 miliardë  e 567 milionë denarë, ndërkqa defciti 34 miliardë e 937 milionë denarë. 
 
Sipas propozuesit, buxheti ka tre shtylla kryesore dhe atë: përforcimin e financimit të sistemit shëndetësor dhe ruajtjen e jetëve dhe shëndetit të qytetarëve; përkrahjen e ekonomisë dhe financimin e papenguar të funksioneve themelore të shtetit dhe përkrahjen e reformave. 
 
SHPËTIM NUREDINI