Maqedoni
Aleanca për Shqiptarët-Alternativa: UT, nuk është pronë private e BDI-së
17.12.2020 15:28
Të rinjtë e partive Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa përmes një konferencë për shtyp sot para Universitetit të Tetovës...

Të rinjtë e partive Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa përmes një konferencë për shtyp sot para Universitetit të Tetovës, uruan në mënyrë ironike zgjedhjen e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, “Doctor Honoris Causa”. Ata thanë se UT-ja nuk është pronë private e Ali Ahmetit dhe BDI-së.
"Ne si të rinj e dimë që historia do të na gjykojë për këtë marri që sot e bëjnë këta njerëz, por duke dashur të dëshmojmë se ka shqiptarë që në këtë kohë kanë menduar ndryshe. Ne jemi këtu për të thënë se Universiteti i Tetovës nuk është i Ali Ahmetit dhe bashkëpartiakëve të tij, dhe se në kohën që ne do të jemi në pushtet do t’ia kthejmë këtij universiteti dinjitetin, dhe vlerën e madhe që duhet ta ketë ai, me identitetin e përgjithshëm të shqiptarëve në vendin tonë.", tha Adem Jashari nga koalicioni ASH-AA.
