Maqedoni
Osmani përmbyll vizitën në Hungari: Të shfrytëzojmë potencialin ekonomik
17.12.2020 15:40
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së punës në Hungari...
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së punës në Hungari, realizoi takim edhe me këshilltarët për politikë të jashtme të kryeministrit hungarez Viktor Orban- Janosh Bala dhe Janosh Mate.
Siç kumtoi MPJ-ja, në takim me dy këshilltarët, u bisedua për raportet e afërta bilaterale mes dy vendeve dhe nevojën për intensifikimin e të njëjtave, në veçanti u shqyrtuan modalitetet për avancimin е bashkëpunimin në plan ekonomik dhe tregtar, ku ende ekziston potencial i pashfrytëzuar që duhet të shfrytëzohet, para së gjithash nga ana e bashkësive të biznesit nga të dyja vendet. Bashkëbiseduesit u pajtuan për rëndësinë e mbajtjes së sesionit të 4-t të Komisionit të përzier Maqedoni e Veriut – Hungari për bashkëpunim ekonomik, kur do të krijohen kushtet epidemiologjike.
Në takim u shkëmbyen mendime edhe për tema aktuale në raport të bashkëpunimit rajonal, edhe për çështjet e hapura bilaterale dhe proceset që janë të rëndësishme për stabilitetin dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, por edhe të Bashkimit Evropian. Osmani paraprakisht realizoi takim edhe me nikoqirin e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Sijarto. Osmani, E përfundon mini turneun e tij me 21 dhjetor me vizitën e Austrisë.
