Maqedoni

BE: Nuk ka konkluzione për Ballkanin

17.12.2020 16:07

Pavarësisht faktit se të mërkurën të gjitha shtetet anëtare të BE-së ishin pajtuar me tekstin e konkluzioneve për zgjerimin dhe Ballkanin Perëndimor....

Pavarësisht faktit se të mërkurën të gjitha shtetet anëtare të BE-së ishin pajtuar me tekstin e konkluzioneve për zgjerimin dhe Ballkanin Perëndimor, dhe që ato të miratohen formalisht të enjten pa diskutime, përsëri ka ardhur deri te bllokimi i tyre.
 
Radio Evropa e Lirë mëson se kësaj radhe miratimin e këtyre konkluzave e kanë bllokuar Sllovakia dhe Çekia, të mbështetura edhe nga Austria. Sipas burimeve diplomatike këto shtete nuk janë pajtuar me përmendjen e kontesteve historike në tekst. Në tekstin që duhej të miratohej i bëhej ftesë Maqedonisë së Veriut që të respektojë marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë dhe që në këtë mënyrë “të shmangen pretendimet e bazuara në keqinterpetimet e historisë”. Kjo pjesë e tekstit, sipas disa shteteve, nuk e ka vendin në konkluzat e BE-së.