Inaugurimi i teatrit shqiptar, Stefoska: Ngec për shkak të punimeve
Objekti i Teatrit Shqiptarë i cili parashikohej që të hapej gjatë këtij viti...

Objekti i Teatrit Shqiptarë i cili parashikohej që të hapej gjatë këtij viti, akoma nuk është hapur dhe funksionimi i këtij institucioni kulturorë vazhdon në godinën e njejtë. Ministreja e Kulturës, Irena Stefovska tha se ngecjet janë si rezultat i punimeve.
“Teatri shqiptarë, dua të them se pas shumë vitesh është në funksion, d.m.th kanë marrë pranim teknik, është duke u rregulluar edhe më tej. Ishte parashikuar që hapja e Teatrit të jetë në fund të vitit, por drejtori i Teatrit dhe të punësuarit mendojnë se duhet të përfundohen edhe disa gjëra. Gjatë pranverës presim që teatri zyrtarisht të hapet” – tha Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska.
Karaga: Jo në kohë pandemie, presim kohra më të mira
Por drejtori i Teatrit Shqiptarë, Adem Karaga, tha se punimet janë kryer por për shkak të pandemisë nuk është zhvilluar ceremonia e inaugurimit.
“Presim kohra më të mira,që edhe zyrtarisht teatri do të hapet me shfaqje. Ç’kuptim ka të bëhet një prerje shiriti dhe të mos ketë shfaqje. Ky është një institucion kulturorë 70 vjeçar dhe duam të bëjmë një rihapje dinjitoze” – u shpreh Drejtori i Teatrit Shqiptarë, Adem Karaga.
Ministreja e Kulturës përkujtoi edhe figurën e themelueses se Alfabetit shqip.
“Ne së bashku me Uneskon shënojmë 50 vjetorin ‘Parashqevi Qiriazi’, gruaja e fundit e kongresit të Manastirit në të cilën u kodifikua Alfabeti Shqiptarë” – theksoi Stefoska.
Stefoska gjithashtu tha se nuk do të lejojmë të ndërtohet asgjë në rajonin Ohrit, Strugës dhe Debarcës, nëse nuk merren parasyshe kushtet mbrojtëse që jep Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë kulturore. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
