Rasti i lehonës, Dëbora Xhambazi, familjarët të pakënaqur, akuza duhet zgjeruar

17.12.2020 16:31

Pas pothuajse tre viteve nga vdekja e lehonës nga Kërçova, Dëbora Xhambazi....

Pas pothuajse tre viteve nga vdekja e lehonës nga Kërçova, Dëbora Xhambazi, që ishte për lindje në spitalin privat “Sante Plus”, pas shumë raporteve, obduksionit dhe ekspertizave, rasti ndodhet në proces gjyqësorë.

Familjarët e të ndjerës Dëbora Xhambazi, shprehen të pakënaqur nga zhvillimet e deritanishme rreth zbardhjes së rastit në fjalë, pasi sipas tyre në listën e të akuzuarve duhet të jënë edhe dy gjinekologët që kryen lindjen si dhe përgjegjësi i spitalit “Sante Plus”, dhe jo vetëm anesteziologu, Deniz Abaz.

“Ky proces është zvarritur shumë, nuk jemi të kënaqur me institucionet dhe interesin e tyre që procesi të shkojë sa më shpejtë. Nuk jemi të kënaqur as me marrjen e masave nga ana e prokurorisë. Ai është vetëm përmbaruesi i vdekjes së vajzës tonë, organizatorët janë tjerë. Aty janë të përfshirë veprime kriminele, lindjen e vajzës e kanë organizuar të tjerët, e kanë organizuar në atë mënyrë se vajza nuk kishte sëmundje shoqëruese që ajo lindjen ta mbarojë në mënyrë cezariane,  ajo duheshte të lindë në mënyrë normale” – tha babai i Dëboras, Nexhmedin Qerimi.

Spitali “Sante Plus” nuk ka qenë i pajisur as me vetura të ndihmës së shpejtë, e as me inkubator adekuat për fëmijë të posalindur, tha babai i Dëborës para trupit gjykues.

Ai tha se tranferimi i të bijës në Qedrën klinike është bërë pothuajse 1 orë e gjysmë pas transferimit të foshnjës dhe kjo tregon që nuk ka pasur gjasa që ajo të ketë pasur shenja jete kur është trasferuar.

Si pasojë e përkeqësimit të situatës së Dëborës dhe reanimimit të saj, foshnja është sjellur në jetë me vonesë, i ka munguar oksigjeni dhe që atëherë gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Tani ai akoma është i palëvizëshëm me paralizë celebrale, nuk ka reflekse, nuk pranon informacione dhe mund të ushqehet vetëm përmes sondës.

Profesor doktor Çavdar nga Mjekësia Ligjore ,tha se gjatë realizimit të obduksionit është vërtetuar se tek Lehona nuk janë vërtetuar ndryshime mjeksore të cilat do të sjellnin nevojë për lindje cezariane.

Sipas tij është bërë gabim gjatë dhënies së anestezisë. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)