Maqedoni

Fushata Vetëdijësohu për Shfrytëzimin e Ujit: Me inspektim të parandalohet përdorimi i tepërt

17.12.2020 16:49

Fushata Vetëdijësohu do të rrisë ndërgjegjësimin për ruajtjen dhe shfrytëzimin e ujit....

Fushata Vetëdijësohu do të rrisë ndërgjegjësimin për ruajtjen dhe shfrytëzimin e ujit. Si përmës ispektimit efektim për mbikqyrje do të paranadalophet përdorimi i tepërt I shfrytzimit të burimit natyror. Të rritet ndikimi për miratimin ose ndryshimin e politikave publike. Aleanca për avokim dhe lobim përbëhet nga organizata të shoqërisë civile, fakultete dhe mediumet.
 
"Vetëm në atë mënyrë të simbiozës midis qytetarëve, institucioneve dhe sektorit civil dhe medias mund të arrihet një marrëdhënie serioze, më e mirë dhe cilësore dhe një mënyrë e mirë që të gjithë të mund të jetojmë një jëtë më cilsore.", tha Zheneta Trajkoska nga Instituti për Studime të Komunikimit 
 
Problemi është i vendosur në moszbatimin e ligjeve për mbrojtjen e ujit si dhe në mosbesimin e dukshëm të qytetarëve në kapacitetet e institucioneve qeveritare, tha ambasadorja bitanike Rage Galloëay.
 
"Njerëzit janë të vetëdijshëm për dëmet e shkaktuara. Qeveria dhe institucionet duhet që të sigurojnë informacion në dispozicion të publikut, në fakt është çështje e shtetit të së drejtës. Zbatimi i ligjit për mbrojtjen e ujit është i dobët, burimet ujore përdoren në mënyrë irracionale dhe nuk mbrohen në mënyrë adekuate, nuk ka kapacitet institucional për zbatim, duhet të përcaktohen standardet. Ligji aktual për ndëshkimin e abuzimit me burimet ujore nuk tregon respekt për mbrojtjen e mjedisit.", tha Rejçell Gallovej, ambasadorja britanike në Shkup.
 
 
Profesorët dhe ekspertët në këtë fushë tashmë kanë përgatitur propozime dhe rekomandime konkrete për mbrojtjen e ujit nga shkarkimi i tij i paligjshëm, përdorimi, mirëmbajtja dhe rregullimi i papërshtatshëm i sipërfaqeve të ujit.
 
"Rëndësia kryesore për zbatimin e çdo zgjidhje ligjore ose strategjike është të miratohen aktet nënligjore të parashikuara e cila është gjithashtu një masë e parashikuar në document. Pra, legjislacioni jo i plotë e bën të pamundur menaxhimin e qëndrueshmërisë së burimeve ujore.", tha Biljana Pulevska Janushevska, autorе е dokumenteve të politikave publike
 
Fushata do të zgjasë deri vitin e ardhshëm.
 
SEDAT SELIMI