BE nuk miraton konkluzat për zgjërim, Merkel: Shpresoj se çështja dy palëshe do zgjidhet
Propozim – konkluzionet për zgjerim....

Propozim – konkluzionet për zgjerim që morrën dritë jeshile nga ambasadorët evropjan, nuk kaluan nga zyrtarët kompetent të BE-së.
Sllovakia, Çekia dhe Austria bllokuan propozim-konkluzionet me arsyetimin se përfshirja e kontestit historik mes Sofjes dhe Shkupit në dokumentet e BE-së, e vështirëson punën e zgjerimit të unionit, ndërsa kërkuan më tepër kohë që ti harmonizojnë konkluzat në Këshillin për Punë të Përgjithshme.
Ndërkohë në Bundestagun gjerman kryetari i komisionit për çështje evropiane, Gunter Krichbaum, tha se në BE po bëhet keqpërdorimi i pozicionit të vendeve anëtare të BE-së.
Në pyetjen e tij ndaj kancelares gjermane për çështjen maqedonase-bullgare dhe tejkalimin e bllokadës, kancelarja Merkel me përgjigje se mosmarrëveshja dyplaëshe mes Shkupit dhe Sofjes do të tejkalohet.
“Edhe njëherë kam biseduar me kryeministrin bullgar Bojko Borisov dhe shpresoj se këto çështje do të tejkalohen në një të ardhme të afërt” – tha Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Osmani: Bllokada bullgare dëshpëruese
Vendimet e Brukselit dhe mossuksesi i BE-së edhe në përpjekjen e fundit të presidencës gjermane për miratimin e kornizës negociuese paraqet dëshpërim të madh për qytetarit, tha minsitri i jashtëm i vendit tonë, Bujar Osmani pas takimit të tij me kolegun hungarez, Peter Sijarto në Bukuresht.
“Më lejoni të konstatoj se kjo po përjetohet me dëshpërim të thellë në RMV. Kuptohet ne s’kemi menduar asnjëherë për alternativë tjetër, përveç anëtarsimit të plotë në BE” – u shpreh Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.
Ndërkohë kanë kauar 15 vite kur RMV morri statusin e vendit kandidat, dhe përgjatë kësaj periudhe ka arritur të kalojë vetëm një fazë të rrugës integruese, pra vendimin për hapjen e bisedimeve që e morri në muajin mars.

Ramadani: Bllokada ngarkoi politikën vendore
Rruga e gjatë deri në hapjen e bisedimeve ka lodhur politikën vendore por edhe qytetarët e vendit, thotë analisti politik, Ismet Ramadani.
“Ç’ është e vërteta, është se u lodhën qytetarët, fatkeqësisht me të gjitha këto pengesa, paraqitje të cilat vetë politika, pra krijoi barrierë të cilat nuk japin zgjidhje konkrete dhe u ngarkua politika me shumë histori, e cila në një mënyrë pra është pengesë edhe barrë e rëndë për të ecur përpara drejt integrimeve, respektivisht drejt anëtarsimit në BE” – theksoi analisti politik, Ismet Ramadani.
Me bllokadën bullgare, janë shuar totalisht gjasat për miratimin e kornizës negociuese këtë vit, respektvisht edhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare mes BE-së dhe RMV-së. (Nermine Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
