“Covid-19”, 8 të vdekur 453 raste të reja në Kosovë
17.12.2020 17:53
8 vdekur dhe 453 raste me COVID-19....

8 vdekur dhe 453 raste me COVID-19 janë raportuar në Kosovë.
Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1.470 mostra prej të cilëve rezultojnë 453 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar edhe 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, të gjitë të moshës mbi 60 vjec.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 483 pacientë. Aktualisht në Kosovë ka 11.280 raste aktive.
