“Covid 19” 31 të vdekur, 657 pozitiv, 920 të shëruar

17.12.2020 18:20

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 2347  testime të bëra ka regjistruar 657  raste të reja të të infektuarve, jetën kanë humbur 31 persona,  ndërsa  janë shëruar  920 pacientë.

Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 323 raste, i pasuar nga Prilepi me 38, Manastiri me 36, Ohri me 28, Kavadari me 25, Tetova me 19 dhe qytetet e tjera me numër më të vogël të të infektuarve.

Betejën me “Covid 19” e kanë humbur 31  pacientë, prej të cilëve 10 nga Shkupi, 5 nga Prilepi, nga 3 në Kumanovë dhe Gostivar, nga 2 në Tetovë dhe Strumicë dhe nga 1 në Dibër, Ohër, Strugë, Kavadar, Krushevë dhe Dellçevë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve që shërohen në repartet infektive në vend shënon 1275, por edhe më tej ka 230 shtretër të lirë në qendrat kovid, bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndësisë.

Në 24 orët e fundit në spitalet e vendit me përjashtim të kryeqytetit shërohen 780 pacientë pozitiv dhe të dyshimtë për “Covid 19”. 

Numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 76.251,  prej tyre  janë shëruar 52.413,   kanë humbur jetën 2225, derisa numri i rasteve aktive shënon 21.613. (Flutura Latifi, TVM2)