Botë

Moti i keq në SHBA, avioni rrëshqet në pistë gjatë uljes

18.12.2020 09:58

Një avion ka rrëshqitur në pistën e fluturimit gjatë uljes në Baltimore të SHBA-ve....

Një avion ka rrëshqitur në pistën e fluturimit gjatë uljes në Baltimore të SHBA-ve, për shkak të ngricave dhe motit të keq.
 
Kompania “Spirit Airlines” ka treguar se nuk është shënuar asnjë dëm material, duke siguruar që udhëtarët janë shëndoshë e mirë.
 
Sipas mediave vendase, mësohet se aeroplani ka mundur të bëjë uljen, por goma e parme ka rrëshqitur mbi barin e mbuluar nga ngrica.
 
Sakaq aeroporti ka sqaruar se punëtorët e terminalit janë munduar përgjatë gjithë natës për të pastruar pistën, por përkeqësimi i motit është kthyer në një problem serioz.
 
SHBA-të po përballen prej disa ditësh me ulje drastike të temperaturave dhe mot të keq.