Maqedoni

Fillon zbatimi i masave të reja, restorantet do të mbyllen në ora 18:00

18.12.2020 10:53

Nga dita e sotme fillon zbatimi në praktik i masave të reja shtrënguese të cilat me propozim...

Nga dita e sotme fillon zbatimi në praktik i masave të reja shtrënguese të cilat me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive i miratoi Qeveria.
 
Me masat të cilat do të jenë në fuqi deri më 20 janar, orari i punës i objekteve hotelierike dhe gastronomike shkurtohet deri në ora 18:00, ndalohet edhe organizimi i ahengjeve të ndryshme në prag të festave të fund-vitit dhe grumbullimi i më shumë personave.
 
Këto masa sipas kompetentëve kanë për qëllim që të shmangin rritjen e numrit të të infektuarve nga Covid-19, në prag të festave të fund-vitit.
 
Masat në fjalë ndalojnë edhe organizime për pritjen e Vitit të Ri në hapësira të hapura dhe të mbyllura nga personat fizik dhe juridik.