Botë

Vaksina e dytë në prag të miratimit në SHBA

18.12.2020 11:57

Vaksina e dytë kundër koronavirusit është pranë miratimit emergjent në Shtetet e Bashkuara...

Vaksina e dytë kundër koronavirusit është pranë miratimit emergjent në Shtetet e Bashkuara, pasi e njëjta u miratua nga një panel ekspertësh.
 
Administrata e Ushqimit dhe Barnave FDA në SHBA, tha se do të lëvizë shpejt për autorizimin e vaksinës Moderna, që t’i mundësojë kompanisë të fillojë të shpërndajë miliona doza.
 
Kjo vjen pak ditë pasi SHBA-ja ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit me vaksinën e parë, Pfizer/BioNTech. Rregullatorët kanë raportuar në fillim të kësaj jave se vaksina Moderna është e sigurt dhe 94% efektive. SHBA-ja ka rënë dakord për blerjen e 200 milionë dozave, ndërsa gjashtë milionë do të jenë gati të dërgohen sapo vaksina të marrë miratimin e FDA-së.