Maqedoni
Popovski: faji për moslëvizjen përpara është te Greqia
13.11.2014 16:57
Moslëvizja përpara në bisedimet për emrin në takimin e djeshëm në Nju Jork, është pasojë e mungesës së vullnetit tek pala greke...

Moslëvizja përpara në bisedimet për emrin në takimin e djeshëm në Nju Jork, është pasojë e mungesës së vullnetit tek pala greke, vlerëson shefi i Diplomacisë së Maqedonisë.
Tek bashkëbiseduesi ynë mungon dëshira dhe motivimi për të lëvizur përpara, sidomos për shkak të sfidave dhe prioriteteve në politikën e brendshme, ka thënë Popovski.
Nga ana jonë, kemi dëshirë dhe motiv ta kapërcejmë këtë problem, i cili pengon fillimin e bisedimeve me BE-në, gjë që e ka konstatuar edhe KE-ja dhe është shkak se përse Maqedonia nuk është anëtare e Aleancës së NATO-s”- vlerëson Poposki.
