Maqedoni

Çekia dhe Sllovakia sqarojnë bllokadën e draft konkluzave

18.12.2020 14:02

Çekia dhe Sllovakia me deklaratë të përbashkët kanë sqaruar bllokimin e draft konkluzave për zgjerimin e BE-së në Ballkanin perëndimor....

Çekia dhe Sllovakia me deklaratë të përbashkët kanë sqaruar bllokimin e draft konkluzave për zgjerimin e BE-së në Ballkanin perëndimor, pasi nuk pajtohen me tekstin për Maqedoninë e Veriut, përkatësisht me interpretim formulimin e gabuar të historisë së përbashkët, që u bë pjesë e draft konkluzave me kërkesë të Bullgarisë. Dy vendet theksojnë se e përkrahin zgjerimin, por nuk mund të lejonin miratimin e konkluzave të tilla të cilat do të ndikonin në politikat e zgjerimit në të ardhmen. 

 
“Teksti përmbante elemente përfshi termin falsifikim i historisë, që sipas nesh do të ishte shumë i dëmshëm në procesin e zgjerimit dhe potencialisht mund të sjellë komplikime shtesë. Ne nuk do të lejojmë që BE-ja të jetë gjykatës i historisë sonë të përbashkët, si e identifikojmë veten, apo çfarë gjuhe përdorim. Këto janë çështje që i tangojnë palët e prekura dhe ne jemi këtu t’i përkrahim me përvojën e proceseve tona. Na vjen thellësisht keq që kornizat e bisedimeve edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Shqipërinë nuk u miratuan.”.
 
MPJ e Bullgarisë kundër bllokadës së Çekisë dhe Sllovakisë
 
Ndërkohë, Ministria e Jashtme bullgare me anë të një deklarate ka shprehur keqardhje për bllokadën e konkluzave nga Çekia dhe Sllovakia, që sipas tyre ishte hap i pa pritur.  
 
“Vetoja ndaj konkluzave të Këshillit të Unionit, rrezikon ta fundosë besimin te BE-ja dhe ta pengojnë Unionin ta dërgojë sinjalin shumë të nevojshëm te Ballkani perëndimor për stimulimin e reformave të nevojshme, që vendet të cilat dëshirojnë të anëtarësohen patjetër ti ndërmarrin. Si një nga vendet anëtare që e përkrahë zgjerimin Bullgaria do të dëshironte ta inkurajojë Këshillin të ndërmerr qasje konstruktive për situatën aktuale, me qëllim të sjelljes së konkluzave gjatë kryesimit aktual me Këshillin e BE-së.”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme bullgare. 
 
Gjermania, si vend kryesues me BE-në, ka bërë përpjekje të vazhdueshme që të bind Bullgarinë fillimisht të heq dorë nga vetoja për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, e më pas të paktën për të miratuar konkluzat për zgjerim, por kur u njoftua për dakordimin e draft konkluzave me Bullgarinë, e cila insistonte në interpretim formulimin e gabuar të historisë dhe përdorimit të emrit kushtetues “Republika e Maqedonisë së Veriut”, erdhi bllokada çeke dhe sllovake që e ktheu situatën në pikën zero, edhe pse presidenca gjermane insiston në miratimin  e konkluzave për zgjerim, siç ka qenë praktikë në çdo dhjetor.  

SANIJE DURAKU