Botë

Varhelyi: BE përpiqet të sigurojë vaksina edhe për Ballkanin

18.12.2020 14:23

Komisioni Evropian po bën përpjekje që të sigurojë vaksinën anti-Kovid, edhe për Ballkanin Perëndimor së bashku me vendet e BE-së.....

Komisioni Evropian po bën përpjekje që të sigurojë vaksinën anti-Kovid, edhe për Ballkanin Perëndimor së bashku me vendet e BE-së. Kështu deklaroi eurokomisioneri, Oliver Varhelyi, në video konferencën e përbashkët me përfaqësuesit e rajonit, ku mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, ku u shkëmbyen informacione për gjendjen dhe gatishmërinë e prokurimit të vaksinave kundër COVID-19, si dhe për planet për realizimin e vaksinimit të grupeve prioritare.
 
“Po ndajmë fonde për aranzhimet mbështetëse dhe koordinuese. Në pandemi qëndrojmë pranë Ballkanit Perëndimor, e ardhmja e të cilit është në BE”, shkroi Varhelyi në Twitter.
 
Është planifikuar që vaksinat të dërgohen në rajon përmes dy kanaleve: programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, i cili mundëson që vendet me të ardhura të larta të sigurojnë se vaksina është në dispozicion edhe për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme; dhe kanali i dytë është përmes shteteve individuale anëtare, që do të kanë tepricë vaksinash.
 
Agjencia Evropiane e Barnave pritet t’i miratojë vaksinat për tregun evropian të hënën, ndërsa, sipas paralajmërimeve, vaksinimi në BE do të nisë më 27 dhjetor. Të gjitha shtetet anëtare të BE-së do të kenë qasje në vaksina në të njëjtën kohë dhe me të njëjtat çmime.
 
Guterres: Të sigurohen vaksina edhe për shtetet e varfra
 
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh, duke folur në parlamentin gjerman tha se pandemia është një sfidë globale, ndërsa kërkoi më shumë bashkëpunim ndërkombëtarë në periudhën kur bota po përballet me sfidën më të madhe dhe kur pandemia e ka ndryshuar mënyrën e të jetuarit dhe ka shkaktuar pasoja të mëdha ekonomike. Ai njëherit theksoi se në interes të gjitha vendeve është të mundësohet imunizim i gjerë, ndërsa ftoi vendet e pasura të ndihmojnë vaksinimin në shtetet e varfra. 
 
“Tani është me rëndësi që vaksinat të shihen si e mirë e përgjithshme publike, ato duhet të janë të arritshme gjithkund dhe për secilin në tërë botën. E shohim si populizmi e injoron shkencën dhe i vendos njerëzit në dilema, të drejtat e njeriut duhet të bëhen realitet në jetën e njerëzve gjithkund. Dhe nuk bëhet fjalë për një të drejtë apo të drejtë tjetër specifike, bëhet fjalë për të gjitha të drejtat.”,- theksoi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterers.
 
Ndërkohë zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë njoftuar se Kina do të lejojë një ekip ekspertësh ndërkombëtar të hetojnë origjinën e COVID-19. Ka gjasa që hetimi të fillojë në qytetin e Vuhanit, ku u identifikua për herë të parë virusi korona. Pjesa më e madhe e kërkuesve besojnë se virusi u përcoll tek njeriu nga lakuriqi i natës.


REJHANE BUSHI METAJ