Maqedoni

Despotovski: Kemi njoftime për investime të reja në DZZHIT

18.12.2020 16:30

Lëvizjet ekonomike në zonat industriale, edhe përkundër krizës, janë me indikator pozitiv në nivel shtetëror...

Lëvizjet ekonomike në zonat industriale, edhe përkundër krizës, janë me indikator pozitiv në nivel shtetëror, thekson drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike, Jovan Despotovski. Gjatë prezantimit të analizave të kësaj drejtorie, Despotovski theksoi se ndër prioritetet kryesore në periudhën e ardhshme është edhe rritja e pagave të punonjësve në këto zona industriale edhe atë nga 30 deri 50 për qind.
 
"Do të punojmë në zbatimin e më shumë mekanizmave, apo instrumenteve me të cilat do të nxisim rritjen e pagave të punëtorëve në këto zona industriale. Këto mekanizma veç më i diskutojmë me një pjesë të investitorëve. Nuk do të jetë presion nga ana e qeverisë që ato paga të rriten, por do të duhet të punojmë në rritjen e produktivitetit dhe që të presim që këto paga të rriten.”,- tha drejtori i DZZHIT, Jovan Despotovski.
 
Fokusi DZZHIT do të vazhdojë të jetë tërheqja e investitorëve të huaj, ndërsa pavarësisht krizës në dy muajt e ardhshëm, pritet nënshkrimi edhe i tre marrëveshjeve të reja me investitorë të huaj.
 
“Më gëzon fakti që një pjesë e investitorëve ekzistues jo vetëm që kanë paralajmëruar, por edhe kanë dorëzuar 3 shkresa, të cilat janë kërkesa për hyrje në bisedime për zgjerim të kapaciteteve ekzistuese nga ana e investitorëve që janë veç më këtu, pra kjo dëshmon edhe atë se pjesa e investitorëve që janë këtu janë të kënaqur nga politika jonë, por edhe nga kushtet që i kanë në dispozicion.”,- theksoi Despotovski.
 
Analiza e drejtorisë tregon se paga mesatare e të punësuarve në fabrikat e zonave zhvillimore industriale teknologjike është më e ulët se mesatarja e shtetit. Rreth 14000 punonjës në ndërmarrjet në këto zona vitin e kaluar kishin pagën mesatare 3.47 për qind më të ulët se mesatarja në nivel shtetëror.


ZEKIRJA MEXHITI