Maqedoni

SOS fshati, Shënon Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit

18.12.2020 17:32

Fshati SOS i Fëmijëve, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor...

Fshati SOS i Fëmijëve, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor organizoi ngjarjen tradicionale "Një familje". Ngjarja është një ceremoni vjetore për të shprehur mirënjohje për solidaritetin dhe mbështetjen e donatorëve.
 
Këtë vit, një ekspozitë u organizua nga artisti, Martin Burovski, një djalë i ri që është rritur në  Fshatin e Fëmijëve SOS, ndërsa deri më 25 dhjetor çdo i interesuar mund të blejë një pikturë. 
 
“Ekspozitën time ia kushtoj fshatit SOS ku unë këtu jam rritur, jam shkolluar dhe tani jam në këtë shkallë ku jam unë.”,- tha Martin Burovski.       
                                
Ndërsa Elvira Burniq, e cila është rritur së bashku me dy vëllezërit e saj në SOS fshatin, tha se këtu  janë sjellë nga vetë prindërit për shkak të kushteve të rënda ekonomike. Por, ajo tha se këtu asnjëherë nuk është ndier keq nga personat që janë kujdesur për të.         
                                        
“Në moshën time 3 vjeç e gjysmë, babi dhe nëna ime së bashku me 2 vëllezërit e mi më lanë në SOS. Kushtet materiale dhe pamundësia që të merren me tre fëmijët e vegjël pa i mbushur unë 4 vite na përgatiti dhe na solli në fshatin SOS. Oborri i madh, lojëra dhe shumë fëmijë dhe aty një grua të cilët na pritën me buzëqeshje në fytyrë dhe tavolina e shtruar me shumë ushqime.”,- tha Elvira Burniqi.                         
          
Bashkëshortja e presidentit Stevo Pendarovskit, Elizabeta Gjorgievska Pendarovski, tha se nuk duhet të harrojmë dashurinë dhe kujdesin për të tjerët.                                                                                                              
“Le ta lëmë egoizmin prapa skenave dhe nëse nuk mundemi në ndonjë mënyrë tjetër mund të tregojmë me një buzëqeshje se pavarësisht nga gjinia, mosha, përkatësia etnike, fetare dhe politike ne të gjithë jemi një shoqëri dhe çdo anëtar është po aq i vlefshëm.”,- u shpreh Elizabeta Gjorgievska Pendarovski. 
 
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 22 dhjetor 2005 miratoi një rezolutë përmes së cilës identifikon solidaritetin si një prej vlerave më fondamentale dhe të përgjithshme që duhet të përcaktojë marrëdhëniet mes njerëzve në këtë shekull.
 
Asambleja po ashtu ka krijuar Fondin Botëror të Solidaritetit, që funksionon prej vitit 2003 me qëllim që të luftohet varfëria dhe të promovohet zhvillimi social në shtetet në zhvillim, në veçanti në pjesët më të varfra të vendit.
 
REJHANE BUSHI METAJ