Maqedoni

Pustec, Zaev: Shqipëria dhe RMV-ja i meritonin negociatat

18.12.2020 17:55

Mosmarrja e një date për konferencë ndërqeveritare, shihet me mjaft zhgënjim nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev...

Mosmarrja e një date për konferencë ndërqeveritare, shihet me mjaft zhgënjim nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
 
Nga Pusteci, ku shpërndau disa libra për pakicën maqedonase, Zaev tha se e ardhmja integruese e vendit të tij dhe e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e përbashkët.
 
Ndërsa sa i përket vetos bullgare për këtë proces, Zaev e bëri të qartë se qeveria e tij nuk do të bëjë asnjë lëshim.
 
I pyetur për marrëveshjen e mini-shengenit ballkanik, Zaev ka thënë që është në të mirë të të gjithë rajonit, ndërkohë që ka shtuar se po pritet vendimi i Kosovës për t’u bërë pjesë e këtij projekti. 
 
Vlerësimi i Zaev për Minishengenin Ballkanik, vjen një ditë pasi Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi nga Tirana se ky projekt i shërbente vetëm Serbisë.
 
LULJETA NDOKA