Maqedoni

Kovid-19, 29 të vdekur, 883 të infektuar e 536 të shëruar

18.12.2020 18:17

Në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 29 të vdekur dhe 883 të infektuar nga virusi Korona...

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë kryer gjithsej 2827 teste, prej të cilëve kanë rezultuar 883 raste të reja me Kovid-19.

Njëherit Instituti i Shëndetit Publik njofton për 536 të shëruar. Ndërsa nga 29 të vdekurit, 12 janë nga Shkupi, në mesin e të cilëve edhe një person i moshës 33 vjeçare, tre nga Prilepi, nga dy në Kumanovë, Tetovë, Veles, Manastir, Gostivar dhe Kërçovë dhe nga një në Strugë dhe Vallandovë.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 77134 persona, prej të cilëve 52949 janë shëruar, 2254 kanë vdekur dhe 21931 persona janë raste aktive me Kovid-19.