Maqedoni
Inspektorati Shtetëror i Tregut: Të enjten mbyllen katër objekte
18.12.2020 18:40
Inspektorët në Shkup të enjten kanë mbyllur katër objekte, përkatësisht tre objekte hotelierike të cilët kishin punuar pas orës 21...

Inspektorët në Shkup të enjten kanë mbyllur katër objekte, përkatësisht tre objekte hotelierike të cilët kishin punuar pas orës 21, ndërsa është intervenuar edhe në një studio për jogë për grupim të më shumë njerëzve, nga sa është e lejuar.
“Tre objektet hotelierike janë kapur se si punojnë në orën 23, 23.30 dhe 24, ndërsa te njëri kemi edhe heqje të vulës para se t’i skadojë afati për të mbyllur dhe ka hapur përsëri. Ai është një objekt në Çair, i cili përsëri është mbyllur, është bërë procesverbal dhe është parashtruar padi penale për shkelje të vulës zyrtare nga institucioni.”,- deklaroi drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovskip.
Në lokalin “Mosh”, i cili ishte hapur, edhe pse ishte mbyllur përkohësisht, ka intervenuar edhe policia.
“Subjekti i njëjtë është dënuar dhe sipas ligjit paraprak kur parashtrojmë kallëzime penale edhe ishte mbyllur. Kjo është pas ligjit të parë, dhe varësisht se a janë ndërmarrje të mëdha, të vogla ose të mesme, gjobat janë prej 3.000 deri 30.000 euro plus 1.500 euro për personin fizik. Në afat prej tre ditëve tani gjobat i parashtron direkt ISHT përmes urdhërpagesave, ndërsa objekti do të jetë i mbyllur prej 10 deri 30 ditë.”,- tha Paunovskip.
Ai tha se në prag të festave do të shtohen kontrollet në vendet turistike, për të evituar mosrespektimin e protokolleve, apo shkelje të orarit të punës.
ZEKIRJA MEXHITI
