Maqedoni
“Boll mo”, ndihmë juridike falas për faturat e rrymës
18.12.2020 19:48
Iniciativa qytetare “Boll më”, e cila ka organizuar disa protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike...

Iniciativa qytetare “Boll më”, e cila ka organizuar disa protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, ka hapur zyrën e saj në Tetovë, ku qytetarët do të mund të paraqesin ankesat e tyre lidhur me faturat për energji elektrike.
Nga kjo iniciativë qytetare njëherit ofrojnë ndihmë juridike falas për qytetarët të cilët konsiderojnë se janë dëmtuar nga EVN apo Komisioni Rregullator i Energjetikës.
