Botë
Shqipëri, 11 të vdekur e 580 të infektuar; Kosovë, 7 të vdekur e 385 të infektuar
18.12.2020 20:07
Në 24 orët e fundit në Shqipëri, virusi Korona u ka marrë jetën edhe 11 qytetarëve...

Nga 2615 testime, pozitivë kanë rezultuar 580 persona. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 382 pacientë, 35 në terapi intensive, nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 528 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 27.426 që nga fillimi i epidemisë.
Ndërkohë, në Kosovë njoftohet për 7 të vdekur në 24 orët e fundit, derisa nga 1442 të testuar, 385 persona kanë rezultuar pozitivë.
Raste aktive aktualisht janë 11.307, ndërsa si të shëruar janë regjistruar edhe 351 persona.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 48.337 raste pozitive, prej të cilëve 1.240 kanë vdekur, ndërsa 35.790 janë shëruar.
