Maqedoni
Stoilkovski: Avokati Petre Shilegov këshillon, kryetarin Shilegov për 50,000 denarë në muaj
19.12.2020 14:53
VMRO – DPMNE akuzon kryetarin e qytetit të Shkupit, Petre Shilegov...

VMRO – DPMNE akuzon kryetarin e qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, se ka nënshkruar një marrëveshje për këshilla për çështje juridike prej 50 mijë denaësh në muaj në emër të Qytetit, me shoqatën e tij gjegjësisht shoqatën e avokatëve Shilegov.
Zëdhënësi i VMRO-DPMNE Naum Stoilkovski thotë se derisa Maqedonia po zhytet në borxhe, punëtorët po presin për lëmoshë, qytetarët po varfërohen, krimi dhe korrupsioni nga zyrtarët e LSDM po rriten.
Për vite me radhë, avokati Petre e këshilloi Kryetarin Shilegov për çështje juridike. Dhe për këtë ai paguan 50,000 denarë në muaj. Ose mesatarisht, Ose mesatarisht, Shilegov nënshkruan vetë shërbime këshillimi, për të cilat banorët e Shkupit i paguajnë atij rreth 10,000 euro në vit.
Dhe Shilegov e ka bërë atë për vite me rradhë. Ky është një krim klasik, një konflikt klasik interesi, korrupsion klasik dhe keqpërdorim i funskionit.
