Maqedoni

Në repartet infektive në vend trajtohen 768 pacientë, ka 240 shtretër të lirë

19.12.2020 15:12

768 pacientë me Covid 19, trajtohen në të gjitha repartet infective në të gjitha qytetet e vendit...

768 pacientë me Covid 19, trajtohen në të gjitha repartet infective në të gjitha qytetet e vendit, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë në raportin për 24 orët e fundit. Pavarisht numrit të lartë të të infektuarve, nga ky digaster njoftojnë se ka akoma vende të lira. Në Kryeqytet gjatë ditës janë hospitalizuar 36 persona me Covid 19.
 
“Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 72 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. 59 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. Janë 45 pacientë në Departamentin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, 35 pacientë po trajtohen në Veles, ndërsa në Kumanovë 82 pacientë. 90 pacientë janë shtruar në spitalin në Qendrën Kovide në Ohër, 93 në Prilep, në Gostivar 73, në Strugë 40, 72 pacientë u shtruan në spitalin e Strumicës, 18 në Koçan, 18 në Kërçovë, 51 në Kavadar, 13 në Gjevgjeli dhe 7 në Dibër, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
 
Nga atje shtojnë se numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar për virusin korona që trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.238 dhe ka rreth 240 shtretër spitalor të zbrazët në qendrat kovide
 
FARIJE DAUTI BAKIU