Maqedoni

Zgjidhja e problemit me Bullgarinë, Zaev: Si model shtetet që kanë pasur probleme

19.12.2020 15:43

Me Bullgarinë duhet të vazhdojmë të ecim përpara drejt zgjidhjes së problemeve duke marrë si model...

Me Bullgarinë duhet të vazhdojmë të ecim përpara drejt zgjidhjes së problemeve duke marrë si model shtetet tjera që kanë pasur probleme bilaterale dhe që i kanë tejkaluar për nder të së ardhmes së popujve,  tha kryeminsitri Zoran Zaev.
 
RMV është dëshmuar se respekton marrëeshjen me Bullgarinë,  nuk ka pretendime terriotirale, nuk përzihet në çështjet e brendshme të shtetit tjetër dhe se nuk ka plan B përpos integrimit në BE, shton Zaev. Nga Manastiri, kreu i ekzekutivit apeloi  që të ulet gjuha e urrjetjes dhe të shtrihet dora e kompromisit.
 
"Ne jemi miq. Unë mbrëmë përcolla mesazh se duhet ta zgjidhim problemin që nuk e di se cili është?... Definuam emrin e shkurtër që është I njëtë me emrin e gjatë, Republika e Maqedonisë së   Veriut, nuk kA kurfarë pretendimi territorial, nuk do ta sulmojmë Bullgarinë, jemi miq… Kemi përcjellur besim plotësisht. Aviacioni bullgar ruan qiellin tonë maqedonas. Si ndryshe të tregojmë se kemi besim në fqinjët tonë? .. Jam i pajtimit dhe shpesh kam thënë që ti  nominojmë edhe njëherë çështjet që gjenden në Marrëveshje dhe në kushtetutën tonë, e që janë:  mospërzierja në çështjet e brendshme, përfshirë edhe të drejtat e pakicave sepse kjo rregullohet me të drejtën ndërkombëtare, para  Gjykatës për të Drejtat e Njeriut,  e kështu me rradhë", u shpreh kryeministri Zoran Zaev.
 
Zaev tha se RMV do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje me Bullgarinë edhe pse për disa çështje  përballet me presionin e opinionit publik. Ndërkohë Bullgaria nuk heq dorë nga kërkesat e saja edhe pas mbledhjeve të fundit të zyrtarëve të BE-së ku kërkesat bullgare u  bënë pengesë për mos miratimin e propozim – konkluzave për zgjerim. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULAHU